Deputeti demokrat, Gazment Bardhi, reagon për arrestimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku në Itali, pasi u kap me 20 kg kokainë.
Bardhi publikon në “Facebook” një video të kryeministrit Edi Rama, kur mbronte Kajmakun, duke e cilësuar atë përgjegjës për “kriminalizimin e qeverisjes qëndrore dhe lokale.
Postimi i plotë:
Edi Rama është përgjegjës për kriminalizimin e qeverisjes qëndrore dhe lokale. Ai nuk mund të fshihet dhe nuk mund ti ikë përgjegjësisë së tij.
Edi Rama e emëroi Agim Kajmakun kryetar të bashkisë së Vorës dhe ai do të ishte sot në detyrë nëse PD nuk do kishte denoncuar të shkuarën e tij kriminale. Asokohe Edi Rama dhe Belinda Balluku, në vend të ndjesës ndaj qytetarëve, zgjodhën baltën ndaj denoncuesve. 👇
Që nga muaji Tetor 2021 Edi Rama ka bllokuar iniciativën e PD për vettingun e politikës. Sot më shumë se kurrë ajo iniciativë duhet të ecë përpara, duke garantuar jo vetëm largmin e të inkriminuarve nga qeverisja, por edhe shkëputjen e lidhjeve mes krimit dhe politikës.
Arena e Lajmit