Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagon pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, pasi u kap me 20 kg kokainë në Itali.
Berisha publikon një video me deklarata të kryeministrit Edi Rama, ku mbronte Agim Kajmakun, teksa theksonte se “Gimi është si puna ime”.
Berisha shprehet se “Agim Kajmaku trafikonte kokainë me padronët e tij në qeveri”, duke shtuar se “Njëri pas tjetrit, miqtë e tij po përfundojnë në qeli”.
Reagimi i Berishës:
Ish Narko-Bashkiaku i Edvinit përfundon në burg!
Agim Kajmaku trafikonte kokaine me padronet e tij ne qeveri!
Miq, është arrestuar në Itali, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku. Narko-Bashkiaku është kapur me 20 kg kokainë në Itali, duke pasqyruar qartë dhe pastër fytyrën e kësaj qeverie. Kryenarkomani Edi Rama ka shpërblyer me poste dhe para, trafikantë droge, vrasës e hajdutë të cilët kanë ushtruar detyrat e caktuara nga ai.
Është e turpshme sesi kjo qeveri drejtohet nga këta kriminelë dhe njerëzit e tyre, që në shumicën e rasteve kanë më shumë se dy emra dhe një të kaluar të errët. Kriteret e Edi Ramës për krijimin e qeverisë së tij nuk kanë qënë as arritjet profesionale e akademike, por rekordet kriminale. Personat me vrasje, aktive në boten e krimit, krerë organizatash kriminale, kanë predispozitën për të qënë drejtues nën petkun e Edi Edi Ramës.
Njëri pas tjetrit, miqtë e tij po përfundojnë në qeli, ndërkohë që me papërgjegjshmërinë më të madhe ky njeri nuk ka marrë kurrë përgjegjësitë që i takojnë në menyrë të drejtpërdrejtë. Këtu nuk bëhet fjalë për veprime individuale, por për inkriminim kokë e këmbë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. sb
Arena e Lajmit