Gjykata e Elbasanit ka liruar nga qelia gjashtë komisionerët e arrestuar për manipulimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, në një KZAZ të Elbasanit.
6 numëruesit e KZAZ-së të arrestuar pak ditë më parë, Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla të papërfaqësuar me avokatë janë njohur këtë të shtunë me masën e sigurisë ‘Detyrim paraqitje’.
Ndërkohë, sot është arrestuar edhe një tjetër komisioner, i denoncuar për manipulim të votave në favor të Lefter Gështenjës, gjatë zgjedhjeve të 25 Prillit 2025 është arrestuar, i cili ndodhej në kërkim.
Në pranga, sipas burimeve zyrtare, ka rënë Oltion Bajrami, ndërsa është ende në kërkim Eduart Zito.
Partia Socialiste
Ylli Kuka
Oltion Bajrami
Durim Alla
Algert Alla
Partia Demokratike
Erald Karriqi
Erjon Dashi
Lëvizja Socialiste për Integrim
Eduart Zito
Mili Vasku
Arena e Lajmit