Nga Drake dhe DiCaprio te Chiara Ferragni dhe çifti Beckham- Ky është destinacioni që po mbledh gjithë yjet këtë verë

Miliarderë, yje të Hollywood dhe jo vetëm këtë vit kanë zgjedhur Saint-Tropez si destinacionin e verës. Figura të shumta publike kanë pushuar, ose vijojnë në pushojnë në qytetin francez.

Ylli i jetës së natës, Richie Akiva organizoi një festë për miliarderin zviceran, Ernesto Bertarelli, ku morën pjesë Drake, Leonardo DiCaprio, Tobey Maguire, Tristan Thompson etj. Festa u mbajt në një jaht që një burim i ‘Page Six’ e përshkroi si një “pasuri epike”. Drake drejtonte kabinën e DJ të ngritur pranë pishinës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DJ CRUZ (@djcruz__)

“Drake ishte në mikrofon gjatë gjithë natës,” thotë burimi. Modelja Suede Brooks, me të cilën Drake u fotografua në një jaht, ishte gjithashtu e pranishme. (KLIKO)

Forbes vlerëson se Bertarelli, i cili zotëron super jahtin VAVA II prej 150 milionë dollarësh, ka një pasuri prej 8.5 miliardë dollarësh. Mbrëmjen e djeshme gjithashtu u organizua një festë nga artistja Mouna Rebiez me pjesëmarrjen e Uma Thurman, Diplo, Gerard Butler, Queen Latifah, trashëgimtarin e anijeve Stavros Niarchos dhe gruan e tij Dasha Zhukova, ndër të tjera.

Po ashtu Monika Bacardi, organizoi një festë ditëlindjeje për 300 persona në plazhin e Indie Beach me të ftuar si publicistja Anna Rothschild. Sienna Miller dhe i dashuri Oli Green, Victoria dhe David Beckham, Adrien Brody dhe Georgina Chapman, Kris Jenner, Chiara Ferragni si dhe Sofia Richie janë parë gjithashtu në super detinacionin.

Nga Drake dhe DiCaprio te Chiara Ferragni dhe çifti Beckham- Ky është destinacioni që po mbledh gjithë yjet këtë verë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook