Sali Berisha përkujton 23 vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë: Ditë historike dhe mirënjohjeje për të gjithë kombin shqiptar

285934978 585346942946412 6215597260134722485 N

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kujtuar sot 23 vjetorin e hyrjes së forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka theksuar se kjo është një ditë mirënjohjeje për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“23 vjetori i hyrjes së NATO-s në Kosovë!

Të dashur miq, si sot 23 vjet më parë, pas tre muajsh bombardimesh të infrastrukturës ushtarake të Beogradit nga fuqitë ajrore të NATO-s, trupat tokësore të Aleances hynë si çlirimtare në Kosovë.

Kjo është një ditë e shënuar historike për Kosovën, kombin shqiptar dhe NATO-n. Kjo është një ditë mirënjohjeje të pakufijshme për të gjithë ata që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës, për Aleancën e Atlantikut të Veriut, ushtritë dhe vendet anëtare të saj, në veçanti për SHBA-të dhe presidentin Bill Klinton që udhëhoqën betejën e NATO-s për çlirimin e Kosovës. Rroftë Kosova, rroftë NATO!”, ka shkruar kreu i PD-së.

Sali Berisha përkujton 23 vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë: Ditë historike dhe mirënjohjeje për të gjithë kombin shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook