U kapën duke marrë inerte në shtratin e lumit Vjosë, dy të arrestuar (VDEO)

Vjose

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vjosa e pastër 3”, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet D. T., 62 vjeç, banues në Frakull, dhe S. M., 47 vjeç, banues në Cakran, të cilët akuzohen për veprat “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohen një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për të gërryer dhe për të marrë inerte, në shtratin e lumit Vjosa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, gjatë kontrolleve të vazhdueshme përgjatë shtratit të lumit Vjosa, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vjosa e pastër 3”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D. T., 62 vjeç, banues në Frakull, Fier.

S. M., 47 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kafaraj, në shtratin e lumit Vjosa, duke gërryer dhe duke marrë inerte me disa mjete. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për marrjen e inerteve, në shtratin e këtij lumi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

U kapën duke marrë inerte në shtratin e lumit Vjosë, dy të arrestuar (VDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook