Tifozeritë e Romës dhe Feyenoord janë ndarë në dy zona të veçantë për të shmangur konfliktet mes tyre.
Ndërkohë që ultrasit holandezë ndodhen tek zona e Pedonales ku po festojnë duke pirë birra, si edhe duke kënduar e kërcyer, tifozët italianë janë tek Liqeni Artificial.
“Panorama Sport” ka siguruar pamjet e situatës së tifozerisë së Romës, ku duken më të qetë se ata të Feyenoord.
Të ulur në lokale, ata festojnë duke pirë birra dhe kënduar.
Arena e Lajmit
Loading…