Deputetët e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut janë mbledhur sëbashku për përgatitjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Ky fakt është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Mësohet se zyrtarët janë mbledhur në Hotel Prestige Resort në Golem.
“Durrës📍Ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian, roli i parlamenteve kombëtare në këtë proces merr një rëndësi të veçantë. Me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë🇦🇱 dhe Parlamentit të Maqedonisë së Veriut🇲🇰 po forcojnë ekspertizën e nevojshme në procesin e anëtarësimit në BE🇪🇺”, shkruan Balla.
Arena e Lajmit