Droni dhe radari nuk kursejnë as Kardhiq-Delvinë, 1 ditë pas hapjes së rrugës “fluturojnë” 8 patenta (VIDEO)

Ewgew

Policia Rrugore ka nisur monitorimi me mjetet inteligjente dhe radarë edhe në aksin më të ri rrugor që i është shtuar infrastrukturës në Jug të vendit, atë Kardhiq – Delvinë.

Si një aks me qarkullim të shtuar si pasojë e lidhjes së zonës së Tepelenës dhe Gjirokastrës me bregdetin e Jugut por edhe fluksit të pushuesve drejt Sarandës, lëvizja në Kardhiq-Delvinë është monitoruar dhe Blutë kanë njoftuar marrjen 122 masave me gjobë, e për më tepër heqjen e 8 lejeve të drejtimit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër dhe atë të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas hapjes se këtij aksi të ri për qarkullimin e automjeteve, kanë filluar menjëherë monitorimin e qarkullimit, duke përdorur Poliscan-in, 2 makina inteligjente, radarë automatikë dhe patrulla në lëvizje me mjete të paloguara.

Gjatë monitorimit në këtë aks të ri rrugor, nga pasditja e djeshme deri në këto momente janë konstatuar kryesisht shkelje në drejtim të shpejtësisë, nga drejtues mjetesh që nuk kanë respektuar tabelat kufizuese për shpejtësinë e lejuar në këtë aks rrugor.

Janë pezulluar 8 leje drejtimi dhe janë vendosur 54 masa po për shpejtësi, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së drejtimit.

Gjithashtu, janë vendosur 34 masa administrative për përdorim të celularit, në disa raste edhe për drejtues mjetesh që janë konstatuar duke filmuar rrugën, gjë që përbën rrezik potencial për tërheqjen e vëmendjes nga drejtimi i automjetit, që sjell si pasojë përfshirjen në ngjarje rrugore.

Janë venndosur 13 masa për parakalime të gabuara dhe 21 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Policia Rrugore do të vijojë monitorimin e këtij aksi rrugor dhe të akseve të tjera rrugore nacionale, 24/7, duke përdorur mjetet logjistike bashkëkohore që tashmë Policia Rrugore ka në përdorim, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Droni dhe radari nuk kursejnë as Kardhiq-Delvinë, 1 ditë pas hapjes së rrugës “fluturojnë” 8 patenta (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook