“Demat” kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e së enjtes ndaj Laçit në transfertë, e fundit për këtë sezon.
Kjo sfidë i shërben Partizanit vetëm për të siguruar vendin e tretë, që vlen vetëm nga ana statistikore, pasi kualifikimi në Europë është arritur. Nga ana tjetër, Laçi e ka siguruar vendin e dytë me kohë.
Duke parë rëndësinë e kësaj ndeshjeje, Partizani pritet që ndaj Laçit të shkojë në fushë me ndryshime, duke i dhënë shansin të luajnë edhe një pjesë atyre që minutat në këtë sezon i kanë pasur me pikatore.
Ky do të ishte një relaksim për titullarët, me Mehmetin që nuk ka përse rrezikon ndonjë dëmtim titullarësh, që do të ishte “faturë” për ndeshjet e Ligës së Konferencës.
PANORAMAPSORT.AL
Loading…