Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është drejtuar sot qytetarëve me një video-mesazh në Facebook, ku ka theksuar se “kush e bën pazarin vetë e kupton që familjet shqiptare janë në kufijtë e mbijetesës”.
Ajo ka kritikuar qeverinë, duke nënvizuar se “njerëzit nuk ushqehen me gënjeshtra”.
“Qeveria shqiptare duhet të hedhë sytë atje ku sot shtresa më e madhe e popullsisë ka nevojë. Kush e bën pazarin vetë e ka të qartë se sa janë çmimet! I blejmë perimet më shtrenjtë sepse është 260 lek/litër. Çmimi ka shkuar në 18 lek/kwh kurse subvencionet dhe paketa ndihmëse më e ulëta në rajon! Me rroga qesharake, varfërinë e lartë dhe një inflacion të frikshëm qeveria ofron e propagandës!”, thuhet në postimin e Tabakut.
https://www.facebook.com/reel/448311607141319