Problemet sa vijnë dhe shtohen për Shakirën/ Prokuroria spanjolle ‘dënon’ këngëtaren pasi refuzoi ofertën për…

Problemet e Shakirqës vazhdojnë ende dhe kjo pasi tashmë ka pasur konfirmim se ajo do të duhet të paraqitet në gjykatë në Barcelonë për t’u përballur me gjyqin për akuzat se ka mashtruar qeverinë duke i shkaktuar një dëm prej rreth 15 milionë euro taksa të papaguara.

Artistja 45-vjeçare ka refuzuar ofertën për një marrëveshje me prokurorinë e Barcelonës dhe ka besim se do të shpallet e pafajshme.

Artistja kolumbiane u akuzua për katër vepra kundër autoriteteve tatimore, në të cilat dyshohet se mashtroi 14.5 milionë euro midis 2012 dhe 2014, vite në të cilat supozohet se u përpoq t’i bënte autoritetet të besonin se ajo nuk jetonte në Spanjë.

Që kur u bënë të ditura faktet, ekipi ligjor i Shakirës kanë qenë në kontakt me Prokurorinë, duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje që dënimi të mos jetë aq i rëndë.

Megjithatë, pavarësisht negociatave intensive, palët nuk arritën mirëkuptim dhe avokatët e këngëtares njoftuan vendimin e tyre për të refuzuar ofertën dhe si për rrjedhojë për ta çuar atë në gjyq.

Në një deklaratë nga ekipi që përfaqëson këngëtaren, avokatët zbulojnë se, në këtë kohë, Shakira dëshiron ta “lënë çështjen në duart e ligjit, me paqen e mendjes dhe besimin se drejtësia do të tregojë pafajsinë e saj”.

Pavarësisht gjithçkaje, deri në ditën e gjyqit, të dy palët mund të vazhdonin përpjekjen për të arritur një marrëveshje dhe kështu të shmangnin imazhin e Shakirës të ulur në tavolinën e të akuzuarve.

Përfaqësuesit e saj ligjorë kujtuan se, megjithëse prokuroria zgjodhi gjithmonë një rrugë të mesme, këngëtarja është shumë e sigurt për pafajësinë e saj dhe, për rrjedhojë, nuk ka qenë kurrë vullneti i saj për të pranuar një marrëveshje.

Ndonëse Shakira do të duhet të dalë në gjyq, këngëtarja ka paguar tashmë 17.2 milionë euro në tatim gjoba dhe kamatë.

Prandaj, sipas avokatëve të saj, “ajo ka shumë vite që nuk ka asnjë borxh të papaguar pranë organeve tatimore”.

Ata pohojnë se Shakira është e mërzitur me “persekutimin” që ka pësuar nga autoriteti, të cilin e akuzon se ka përdorur fuqinë e tij për ta mbytur atë përmes një “presioni mediatik” kaq të dukshëm.

Problemet sa vijnë dhe shtohen për Shakirën/ Prokuroria spanjolle ‘dënon’ këngëtaren pasi refuzoi ofertën për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook