Akademia e Futbollit të Elbasanit kërkon me çdo kusht ngjitjen në Kategorinë e Parë vitin tjetër, ndaj ka hyrë që tani në merkato për të bërë përforcimet e duhura.
Emri i parë që është zyrtarizuar është ai i ish-mesfushorit të Pogradecit, Arsen Kasa, ndërsa së shpejti pritet të mbyllet marrëveshja me portierin e Skënderbeut, Shkëlzen Ruçi.
Në klub i kanë idetë të qarta sa u përket afrimeve, ndërsa shumë shpejt pritet që të zyrtarizojnë një mbrojtës dhe në sulmues, në mënyrë që t’i blindojnë të gjitha repartet.
Burimet pohojnë se piketat janë hedhur kryesisht te lojtarët elbasanas që luajnë në ekipe të tjera në vendin tonë.
Njëkohësisht pritet të afrohen edhe lojtarë nga qarku, që mund të bëjnë diferencën në këtë kategori, me të cilët gazeta mëson se drejtuesit kanë hyrë në bisedime prej kohësh dhe zyrtarizimi mbetet çështje kohësh, pasi disa prej tyre janë deri në fund të muajit në kontratë me ekipet e tjera.
Edhe pse në Kategorinë e Tretë, AF Elbasani kishte në organikë lojtarë që kanë spikatur edhe në Superiores kapiteni Gava, Çota apo Hyshmeri, të cilët pranuan një aventurë jo të zakontë në këtë kategori.
Gazeta mëson se pjesa dërrmuese e titullarëve do të vijojnë të jenë pjesë e projektit të drejtuesve. Sakaq, skuadra javën tjetër merr pushimet zyrtare dhe më pas do të nisë përgatitjet për edicionin e ardhshëm.
VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit
Loading…