Berisha thirrje mjekëve të bëhen pjesë e “revoltës”: Ti kthejmë spitalet në qendra të një lëvizje që do të shkurtojë ditët e këtij regjimi

2bc71ed0 Cd09 4206 90f1 B21bb9ab6acc

Kreu i PD Sali Berisha në një takim me mjekët të organizuar ditën e sotme, i ka bërë thirrje mjekëve që të jenë pjesë e revoltës dhe të bëjnë gjithçka munden që të shkurtojnë ditët e kësaj qeverie.

Ai ka shtuar se prioritet i PD është ringritja e sistemit shëndetësor.

“Në vitin ’90 revolucioni që nisi me studentin kaloi në revolucionin e bluzave të bardha. Ishin mjekët dhe personeli mjekësor që mbështeti fuqishëm lëvizjen për përmbysjen e diktaturës. Asgjë nuk mund të realizojmë përkundrazi çdo gjë s’do të mbetet në letër nëse nuk vendosim të bëjmë gjithçka për rrëzimin e qeverisë me mjete sigurisht demokratike.

Opozita duhet të përmbushë misionin vetëm kur qytetarët mësuesit, mjekët dhe profesionistët të ngrihen për të zgjidhur problemin, dhe pastaj me ekspertizën tuaj do të bëjmë reformat më të thella.

Një gjë u siguroj që për PD ringritja e këtij sistemi përbën përparësi absolute, nuk ka zhvillim shoqëria pa sistem shëndetësor të avancuar dhe konsoliduar. Kjo nuk vjen nëse nuk ngrihemi nëse nuk i shndërrojmë spitalet në qendra të një lëvizje që do të shkurtojë ditët e këtij regjimi. Duhet të marrim vendim dhe jo të vajtomë.

Po bien sirenat e një drame të madhe për shqiptarët, jeni vetë dëshmitarë se si po shpërbëhemi, kurrë nuk meritojmë diçka të tillë. Kam besim të madh se përkushtimi juaj ndaj profesionit djersa që keni derdhur do të jenë një apel të bashkojmë të gjitha forcat për të dalë nga kjo diktaturë e vërtetë në kuptimin e një pushteti absolut.

Sot kjo parti është absolutisht parti shtet njëlloj si PK para shkurtit. Sot nuk ka asnjë institucion që ka një drejtues që të mos jetë i PS.

Jam i bindur se bashkërisht do bëjmë gjithçka për të ndërruar këtë qeveri, këtë sistem. Është sistem monist.

Mjekët janë njerëz me influencë, duhet ta përdorin të gjithë influencën për të qartësuar, përndryshe dëshpërimi do ta rrënojë përfundimisht shoqërinë shqiptare.

Ky degradim është i papranueshëm, kushton mijëra e mijëra jetë njerëzish. Kanë gatishmëri për të kaluar mbi kufoma, vetëm për të kënduar pseudosuksesin. Ju bëj thirrje të gjithë mjekëve, e qytetarëve, të organizohemi, të bëjmë gjithçka dhe t’i përgjigjemi këtij regjimi me gjithë guximin tonë”, deklaroi ai.

Arena e Lajmit

Berisha thirrje mjekëve të bëhen pjesë e “revoltës”: Ti kthejmë spitalet në qendra të një lëvizje që do të shkurtojë ditët e këtij regjimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook