Egnatia me mendjen te Korabi, presidenti Demrozi: E mbyllim me fitore!

Agim Demrozi, presidenti i Egnatias, në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport” shprehet se skuadra kërkon t’i bëjë mbylljen e duhur Superiores sot ndaj Dinamos në shtëpi në orën 17:00, teksa zbulon edhe një detaj interesant.

DEMROZI

“Starti i ndeshjes me Dinamon në Rrogozhinë do të ketë sot vend për një ceremoni nderimi e vlerësimi për kapitenin Ndriçim Shtubina. Një futbollist me përvojë të madhe, i shndërruar në simbol vlerash në tri vitet e fundit”, tha fillimisht Demrozi. Në vijim ai nuk harron të tregojë emocionet e finales së sezonit të kaluar kur Egnatia duke triumfuar ndaj Dinamos 1-0 në Elbasan, u kthye të luante në Superiore që nga sezoni 2004-‘05, kur kishte bërë të parin debutim.

“Duam t’u bëjmë një mbyllje dinjitoze ndeshjeve të kampionatit. Pak rëndësi ka fakti që Dinamoja ka rënë, por duke qenë se kundërshtari ynë vjen pas fitores me Tiranën, sinjali për të luajtur provën ndaj Dinamos në ndeshjen e fundit, që e quajmë të gjithë ‘provë gjenerale’ para ndeshjes me dibranët, na bën ta vlerësojmë shumë këtë takim. Fitorja ndaj Dinamos është detyrim sot, sepse duam që të jemi në lartësinë maksimale me moralin para Korabit.

Të gjithë janë të bindur se do ta kapërcejmë me sukses. Bindja ime, por edhe e të gjithë futbollistëve, stafit teknik dhe tifozerisë sonë të mrekullueshme, qartësoi presidenti Demrozi, është se Egnatia do të vijojë të jetë pjesë e 10 skuadrave më të mira të elitës së futbollit shqiptar.

Investimet e mëdha, që bëmë në periudhën pas sezonit të shkuar dhe në prag të sezonit, që sot do të mbyllet zyrtarisht, na bëjnë të jemi të përqendruar deri në datën 31 maj para përballjes me Korabin”, tha në mbyllje Demrozi.

– Arena e Lajmit


Loading…

Egnatia me mendjen te Korabi, presidenti Demrozi: E mbyllim me fitore!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook