“Fikni automjetet, ecni më këmbë”, deputetja komenton deklaratat e ministres: Shyqyr e kam të vogël makinën dhe nuk më harxhon shumë, por kjo arrogancë është e pavend

Erisa Xhixho

Deputetja e LSI-së Erisa Xhixho komentoi në “Frontline” në News24 edhe sugjerimin e ardhur nga maxhoranca për të mos përdorur makinat, por ecjen më këmbë.

Teksa u diskutuar për rritjen e çmimeve dhe krizën ekonomike, Xhixho tha se vetë ka një mjet të vogël që nuk harxhon shumë, por se kjo arrogancë është e pavend.

“Ne kemi për detyrë jo vetëm të bëjmë opozitë, por edhe të ofrojmë zgjidhje. Jemi koshientë që ka një luftë në Ukrainë, por këtu bordet po abuzojnë me çmimet. Këtu duhet të ndërhysh, ka disa politika. Mblidh ekspertët dhe lëri ekspertët të thonë që në këtë situatë ekonomike merren këto masa.
Ishte shumë e bukur ajo këshilla e ministreve dhe mori përgjigjen nga qytetarët pa ia dhënë ne. Shyqyr e kam të vogël mjetin dhe nuk më harxhon shumë, por mendoj se kjo arrogancë dhe kjo sjellje në momente shumë të vështira për qytetarët është e pavend. Është shkatërruar shtresa e mesme që do të largohet dhe një shtresë të varfër që mezi mbijeton. Ti ke 30% të popullsisë që jeton nën minimumin jetik, nën 5 dollarë në ditë. Kemi nevojë për një qeveri të përgjegjshme që kjo qeveri nuk po e bën dot dhe për të ndihmuar shtresat në nevojë. Ke një shtresë oligarkësh të lidhur me ekonominë, me PPP-të e të gjitha me radhë. Ke një polarizim të madh të shoqërisë që krijon depresion”, deklaroi Xhixho.

“Fikni automjetet, ecni më këmbë”, deputetja komenton deklaratat e ministres: Shyqyr e kam të vogël makinën dhe nuk më harxhon shumë, por kjo arrogancë është e pavend

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook