Presidenti i ri e nis aventurën te Çelsi me dëshirën për një goditje të madhe, nis kontaktet me yllin e sulmit të Parisit

Çelsi më në fund e zgjidhi çështjen e presidentit të ri të klubit me , miliarderin Tod Behli i cili zuri vendin e lënë boshë pas largimit të Roman Abramoviç. Amerikani ka dashur ta nisë aventurën e tij te “Blutë” me një goditje të madhe ku sipas raportimeve nga “Mirror” i përzgjedhuri i tij është pikërisht ylli i sulmit të Parisit, Nejmar.

nejmar

Media angleze tregon se presidenti i ri është një admirues i madh i cilësive të brazilianit dhe do të ishte i gatshëm të bënte një sakrificë për afrimin e tij në skuadër, me Çelsin që mund të sakrifikonte dhe Hakim Ziek për të liruar një vend për sulmuesin.

Nejmar nga ana tjetër pas një periudhe me shumë ulje dhe ngritje te kampionët e Francës mund të tundohej nga një aventurë e re në ishull, sigurisht në kushtet e duhura ekonomike.

Parisi do të ishte I gatshëm ta linte të largohej sulmuesin për një shumë jo më pak se 150 milionë euro, me Çelsin që do të ishte I gatshëm të ulej në negociata për të diskutuar një transferim të tijin në Londër.

Arena e Lajmit


Loading…

Presidenti i ri e nis aventurën te Çelsi me dëshirën për një goditje të madhe, nis kontaktet me yllin e sulmit të Parisit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook