Partizani pritet të ketë ndryshime për ndeshjen me Laçin.
Disa prej titullarëve me shumë mundësi do të lihen pushim, për t’u liruar vend të tjerëve, që nuk kanë pasur minuta gjatë gjithë sezonit.
Kështu, emra si Zhunior, Mala apo Skuka pritet ta nisin nga stoli ditën e nesërme, për t’i lënë vendin Likës, Carës, Kallakut, Sotës apo Mirosavljev. Eneo Bitri, i cili ka pasur probleme shëndetësore, nuk është i gatshëm për këtë ndeshje.
Arena e Lajmit
Loading…