Vdekja tragjike e 22-vjeçarit në Sarandë, policia merr në pyetje pronarin e kalçetos. Në fushë ishin dhe babai dhe vëllai i viktimës, ja gjendja e 2 të plagosurve

Whatsapp Image 2022 07 04 At 9.30.38 Pm 1

Policia e ka konsideruar fatkeqësi natyrore ngjarjen e djeshme në Sarandë ku si pasojë e rënies së mbulesës se një kalçetoje humbi jetën 22-vjeçari Armando Kazma dhe u plagosën dy të tjerë.

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje pronarin e kalçetos dhe me pas e ka lënë atë të lirë. Mësohet se dy të plagosurit janë roja i kalçetos i cili ka dëmtime në trup dhe frakturë në bërryl e është nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë dhe një 22-vjeçar tjetër, i cili kishte marre dëmtime të lehta në trup dhe u trajtua në spitalin e Sarandës.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, duke luajtur me të rinjtë ishte dhe babai dhe vëllai i 22 vjeçarit Armando Kazma, të cilët shpëtuan pa dëmtime.

Përcjellja për në banesën e fundit e 22-vjeçarit do të mbahet në orën 16:00 në Sarandë.
Mësohet se 22-vjeçari është futur me shenja jete në ambulancë, por ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitali pasi aty ka mbërritur i vdekur.

Vdekja tragjike e 22-vjeçarit në Sarandë, policia merr në pyetje pronarin e kalçetos. Në fushë ishin dhe babai dhe vëllai i viktimës, ja gjendja e 2 të plagosurve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook