VIDEO/ Dalin pamjet nga mbërritja në Kiev, ja kush e shoqëron kryeministrin Rama

Capture

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Dritan Abazoviç kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Kiev.

Ata do të zhvillojnë takime  të nivelit të lartë me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe do të vizitojnë disa nga zonat e dëmtuara nga lufta e Ukrainës me Rusinë.

Ka qenë kryeministri i Malit të Zi që ka shpërndarë në rrjetin social Twitter një foto nga rrugët e Kievit.

Ndërkohë në Instagramin e tij është publikuar një video ku shihen dhe shoqëruesit e kryeministrit Rama, dhe ku bie në sy prezenca e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Veç ministres Spiropali në krah të Ramës shihet edhe Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Ndërkohë për të mbarë vajtur sigurinë e kryeministrit në udhëtimin drejt Ukrainës janë gjendur edhe forcat RENEA.

VIDEO/ Dalin pamjet nga mbërritja në Kiev, ja kush e shoqëron kryeministrin Rama

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook