Ish-ylli i bejsbollit, Alex Rodriguez, duket se ka lënë pas Jennifer Lopez dhe ka vazhduar përpara.
Ikona e MLB ndau një video për ditëlindjen e tij ku thotë se po kalon një kohë të mirë.
Rodriguez dhe Lopez u ndanë gati një vit e gjysmë më pare, ndërsa këngëtarja disa ditë më parë është martuar me dashurinë e supozuar të jetës së saj, Ben Affleck.
Kur shumë mund të mendojnë se ndarja nuk ka qenë e lehtë për Rodriguez, ai iu jep një përgjigje të gjithëve. Në mes të një fushe golfi, Alex u ndal për të regjistruar një video për ndjekësit e tij në Instagram.
“Përshëndetje, miq! Doja t’ju bëja një thirrje këtu në prag të ditëlindjes sime dhe të ndaj me ju sa mirënjohës jam për të gjithë ju,” tha Rodriguez.
View this post on Instagram
“Faleminderit zot që më dha shëndetin. Faleminderit familjes, miqve, partnerëve dhe veçanërisht vajzave të mia. Doja të ndaja pak energji të mirë. Zemra ime është plot, e lumtur dhe ka qenë një vit i jashtëzakonshëm. Dashtë Zoti, viti i ardhshëm do të jetë po aq i mirë. Përsëri, faleminderit të gjithëve! Gëzuar!”
Me këtë video, Rodriguez hodhi poshtë çdo thashethem se po vuan ende pas ndarjes me Lopez.