VIDEO/ Kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania, flasin fqinjët e 50-vjeçares që u plagos nga i biri: Dëgjuam fjalë, por…

Fier Fqinjet

50-vjeçarja Donika Çobaj e cila u plagos me thikë nga djali i saj jetonte me vajzën pasi bashkëshorti i kishte vdekur. Gazetari Ervis Kuçi ka folur me fqinjë të gruas, të cilët kanë treguar se djali i saj Klaudio ishte emigrant në Gjermani.

Ai kishte rreth 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania. Fqinjët tregojnë se ishte familje shumë e mirë. “Djali s’ka qenë problematik dhe nuk janë dëgjuar debate më parë.

Nuk e kemi besuar kur dëgjuam çfarë kishte ndodhur. Sot dëgjuam fjal, por nuk e pamë çfarë ka ndodhur”, thanë fqinjët.

30-vjeçari Klaudio Çobaj pasi e ka goditur nënën me thikë është larguar menjëherë nga banesa. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës. Autori nuk raportohet te ketë pasur probleme të shëndetit mendor.

VIDEO/ Kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania, flasin fqinjët e 50-vjeçares që u plagos nga i biri: Dëgjuam fjalë, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook