VIDEO/ Në kërkim për armë luftarake e municione, momenti kur policia arreston vlonjatin

Policia Vlore1

Policia e Vlorës vijon operacionet për kapjen e personave në kërkim.

Së fundi, policia ka finalizuar operacionin e koduar “Over”, duke arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftimi i policisë:

Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Over”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

L. R., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 23.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shtetasi L. R. dyshohet se më datë 22.07.2021, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në plazhin e Zvërnecit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Në kërkim për armë luftarake e municione, momenti kur policia arreston vlonjatin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook