VIDEO/ Përhapet zjarri në Krastë të Krujës, digjen 50 hektarë pyje me pisha, flakët në drejtim të ish-Repartit Ushtarak

Kruje

Si pasojë e zjarrit në Krastë të Krujës janë djegur mbi 50 hektarë pyje me pisha, shkurre si edhe pemë të tjera.

Mësohet se për shuarjen e kësaj vatre gjigante janë angazhuar vetëm dy grupe të forcave zjarrfikëse të Krujës të cilët e kanë të pamundur të bëjnë lokalizimin e flakëve për shkak se vatra e zjarrit ka një shtrirje të madhe.

Përhapja e flakëve ka përfshirë sipërfaqe të mëdha, ndërsa zjarri po shkrumbon pyje e po përparon në drejtim të ish repartit ushtarak ( ish baza e raketave).

Sakaq asnjë institucion tjetër, as emergjencat e bashkisë apo asnjë strukture tjetër nuk ndërhyn.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Përhapet zjarri në Krastë të Krujës, digjen 50 hektarë pyje me pisha, flakët në drejtim të ish-Repartit Ushtarak

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook