VIDEO/ Triumfi në Ligën e Konferencës në Tiranë! Festa e shfrenuar e Romës me kore e birra për Murinjon, shihni atmosferën në dhomën e zhveshjes në “Air Albania”

Roma triumfoi në edicionin e parë të Ligës së Konferencës duke ngritur trofeun në qiellin e Tiranës, e cila për herë të parë mirëpriste një finale të madhe europiane.

pjimage (1)

Verdhekuqtë fituan minimalisht 1-0 ndaj Fejnordit në stadiumin “AIR Albania” me një gol të Nikolo Zaniolos në minutën e 32′.

Menjëherë pas vërshëllimës finale ka shpërthyer festa nga kampi roman ku një ndër të parët ishte Zhoze Murinjo, i cili tregoi pa hezituar me dorë numrin 5, duke simbolizuar 5 trofetë europian të fituar si trajner.

Nuk ka mjaftuar me kaq, dhoma e zhveshjes së Romës u shndërrua në arenë feste të shfrenuar ku lojtarët filluan duke brohoritur në kor emrin e Murinjos, të cilin e lagën me birrë.

Një atmosferë që u bë menjëherë virale në rrjet.

– Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Triumfi në Ligën e Konferencës në Tiranë! Festa e shfrenuar e Romës me kore e birra për Murinjon, shihni atmosferën në dhomën e zhveshjes në “Air Albania”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook