Komisioni për ‘Territorialen’/ Deputetja Çupi: S’mund të jemi nën presionin e datave dhe të afateve. Ia kthen Denaj: Nuk është provokim, por…

9ae7e3a5 E4b2 4a66 Bfcb 3ed24be2c34d

Gjatë diskutimit mes anëtarëve të Komisionit për Reformën Territoriale, nënkryetarja e këtij komisioni, Dhurata Çupi theksoi se veprimtaria e tyre nuk mund të jetë nën presionin e datave dhe të afateve.

Ajo theksoi se nga ana e kryetares Anila Denaj ky duket një provokim.

Ndërkohë kjo e fundit theksoi se nuk ishte në formatin e saj profesional, ndërsa kujtoi rregulloren.

DISKUTIMI
Denaj:
Në raport me rendin e ditës e ezauruam konstituimin. Dua të theksoj se do të kemi në mbledhjen e radhës planin e veprimit. Por, përfshirja e të gjitha institucioneve dhe grupeve të interesit do të na tregojë që kjo eficencë është apo jo e realizuar.

Lavdrim Krashi: Duhet t’i japim mundësi komisionit parlamentar, duke mos e paragjykuar se çfarë do të prodhojë. Duke pasur parasysh interesin e qytetarëve. Shqetësimet që ngriti Mziu, janë shqetësime, pavarësisht qasjeve të ndryshe. Duhet të kemi kritere se kush quhet njësi administrative. Secili prej nesh ka detyrimin publik për të punuar bashkë duke pasur një produkt që pjesa me e madhe të jetë për qytetarët. Ne do të jemi të lirë për të thënë gjithçka. Personalisht mezi pres që të fillojë nga puna reale.
Dhurata: Ne nuk mund të jemi në presion të datave këtu dhe afateve. Komisioni u mblodh në shkurt dhe komisioni u konstitua më vonë. Duhet që deri në atë limit të shfrytëzojmë për t’u konstultuar me qytetarët. Duhet të jemi të lirë në shërbim të qytetarëve. Ndaj pjesa e kohës mendoj se ishte e tepërt, ndoshta dhe provokim. Por po marr si diskutim.

Denaj: Nuk është provokim. Nuk është në formatin tim profesional. Dua t’ju kujtoj nenin e komisionit, ku flitet për afatet. Mendoj se ka një afat që është juridikisht i referuar me urdhër.

Doda: Atë që do i kërkoja kolegëve të maxhorancës, është që të kuptojmë se nuk është çështjes politike. Duhet të shohim që të bëjmë më të mirën. Do kemi kohë të gjata për të folur për ketë çështjes. T’i japim kohë dhe hapësirë vetes.

Arena e Lajmit

Komisioni për ‘Territorialen’/ Deputetja Çupi: S’mund të jemi nën presionin e datave dhe të afateve. Ia kthen Denaj: Nuk është provokim, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook