Vajza i zbuloi tradhtinë? Një tjetër teori rreth divorcit të Francesco Totti-t qarkullon me shpejtësi

Francesco Totti deri më tani nuk ka thënë asnjë fjalë për divorcin nga Ilary Blasi. Heshti kur lexonte gjithçka dhe të kundërtën e çdo gjëje në gazeta: “Tashmë ka shkuar të jetojë në Parioli me Noemi Bocchi-n”. Në të vërtetë, jo: “Nuk ka paqe për ndarjen dhe është gati të niset për në Tanzani për të rifituar gruan e tij”. Francesco nuk foli as kur u përhapën thashethemet se “ai ishte duke fshehur dashurinë e re për hir të fëmijëve, por ai e tradhtoi gruan” (e pavërtetë sipas Corriere della Sera). Megjithatë, tashmë ish-futbollistit i ka ardhur në majë të hundës dhe është i gatshëm të thyejë heshtjen për të thënë të vërtetën e tij.

Sipas Corriere della Sera, shkak është bërë një lajm që kishte përfshirë vajzën e tij Isabel. Sipas ‘Chi’, Ilary kazbuluar tradhtinë e të shoqit, sepse vajza e vogël i thoshte se kishte dy miq të rinj me të cilët luante pasdite: fëmijët e Noemi Bocchi. Totti dyshohet se mori vajzën e tij Isabel me vete në ndërtesën ku jetonte e dashura e tij bjonde për të shmangur çdo dyshim. Por Isabel kishte qenë pa dashje “spiune”. Ilary më pas thuhet se ka punësuar një hetues privat për të ndjekur Francesco-n. Kështu ndodhi zbulimi i lidhjes me Bocchi-n, e cila çoi në mënyrë të pashmangshme në ndarje.

Sigurisht që po flasim për aludime: nuk ka asnjë provë (publike) për këtë temë. Megjithatë, për Tottin këto aludime janë totalisht të pavërteta. Burime shumë pranë tij i hedhin poshtë këto lajme që i konsiderojnë si “marrëzi, gënjeshtra, mashtrime, shpifje të pabaza”. “Së shpejti ai mund të vendos të flasë vetë, këtë herë. Ndoshta në 48 orë, ose në 72, nuk ka rëndësi. Dhe ai me siguri do të dijë si ta bëjë veten të dëgjohet”, shkruhet në Corriere.

Tani Blasi dhe Totti kanë marrë rrugë të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk mund t’u shpëtojë thashethemeve që prodhohen çdo ditë nga fundi i martesës së tyre. Francesco nuk mund të durojë më. Dhe ai është “gati për të folur”.

Lajme të tjera që mund t’ju interesojnë:

U tha se ka nisur bashkëjetesën me të dashurën e re, çfarë po ndodh me jetën e Francesco Tottit pas ndarjes

Tradhti pas tradhtie/ Ilary Blasi ia kthen me të njëjtën monedhë Francesco Tottit me ishin e Belen Rodriguez 

– FOTO/ E ndoqi deri në Tiranë, zbulohen prapaskenat me bionden që i mori zemrën Tottit

Vajza i zbuloi tradhtinë? Një tjetër teori rreth divorcit të Francesco Totti-t qarkullon me shpejtësi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook