Egnatia dhe Dinamo e kanë mbyllur këtë sezon të Superiores me një barazim 1-1 në ndeshjen e fundit.
Imeri gjeti i pari rrugën e rrjetës me golin në fundin e pjesës së parë, por atëherë kur gjithçka u mendua e mbyllur Ibraimi gjeti golin e barazimit për “Nëndetësen” në minutën e 90-të.
Ky rezultat nuk ndryshon asgjë në renditje me Dinamon që e mbyll në vendin e 9-të dhe rikthehet në Kategorinë e Parë, dhe Egnatian që e mbyll në vendin e 8-të me ndeshjen e “play-out”-it kundër Korabit ende për t’u luajtur në kuadër të objektivit për të qëndruar në Superiore.
Egnatia 1-1 Dinamo
42′ Imeri, 90’Ibraimi
NGJARJET KREYSORE:
90′-Ibraimi gjen golin për Dinamon në minutat e fundit të sfidës.
42′ -Imeri arrin të dërgoi drejt rrjetës një krosim drejt zonës, gol që zhbllokoi sfidën dhe dërgoi Egnatian në avantazh
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Hasanbelli, Kacbufi, Krasniqi, Magani, Shtubina, Daka, Levendi, Shyti, Pesciallo, Imeri, Lila.
Trajner: Zekerija Ramadani
DINAMO: Harizaj, Demiri, Ibraimi, Prodani, Haxhiu, Samake, Çinedu, Mija, Maliqi, Siljanovski, Fejzulla.
Trajner: Rodolfo Vanoli
Arena e Lajmit
Loading…