FOTO/ Me shapka dhe pantallona të shkurtra, dalin pamjet, ja si u arrestua 27-vjeçari i dënuar me 35 vite burg në Vlorë

Ani Begaj

Ky është 27-vjeçari Ani Begaj, i arrestuar sot gjatë operacionit të koduar “Chasing”, pasi ishte i dënuar me 35 vjet burgim për vrasje të dyfishtë. Begaj ruhej dhe shoqërohej nga një person i armatosur. Gjatë momenti të arrestimit Begaj shihet i veshur me pantallona të shkurtra dhe shapka, me sa duket për plazh.

Si 27-vjeçari Begaj ashtu dhe personi që e ruante Elton Begaj, i afërm i tij tentuan t’i shmangeshin Policisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

27-vjeçari akuzohet për një vrasje të dyfishtë, të njohur si “Masakra e Çoles”, e cila ndodhi në 7 prill të vitit 2015, pas një sherri në kazino.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2016, e ka dënuar me 35 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. “Ky shtetas, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasit F. V. dhe H. R., pas një konflikti për motive të dobëta;
Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

“Pas lokalizimit të automjetit, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të tij, i cili nuk ka ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Si rezultat i këtij operacioni, pas ndjekjes intensive të automjetit nga Policia, u bë arrestimi në flagrancë, në lagjen ‘Pavarësia’, i shtetasve Ani Begaj, 27 vjeç, banues në Vlorë dhe Elton Begaj, 26 vjeç, banues në Vlorë, që shoqëronte dhe ruante shtetasin Ani Begaj”, njoftoi policia.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 26-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

FOTO/ Me shapka dhe pantallona të shkurtra, dalin pamjet, ja si u arrestua 27-vjeçari i dënuar me 35 vite burg në Vlorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook