Kristjan Asllani vazhdon të jetë një emër shumë i nxehtë në Itali edhe pse sezoni futbollistik është mbyllur përtej Adriatikut. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare është kthyer në pikë fikse të Empoli në këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, me Milanin e Interin që e shohin si një hipotezë konkrete për të ardhmen e tyre.
Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, Interi e preferon për faktin e thjeshtë se kombinon me të talentin e dy lojtarëve, Brozoviç dhe Barela në mesfushën zikaltër.
“I ri, zëvendës i mundshëm i Brozoviç, me motorin e Barela”, kështu e nis përshkrimin e saj gazeta e njohur italiane. “Asllanit i pëlqen të ketë topin në këmbë dhe di të luajë para mbrojtjes. Askush, përtej Brozoviç, nuk ka këtë instinkt në radhët e Interit. Asllani vrapon shumë, jo aq sa kroati (11.7 km në ndeshje, i pari në Serinë A), por mesatarisht më shumë se Barela (11 km ndaj 10.9km), duke qenë i shtati në klasifikimin e “vrapuesve” në Serinë A. Barela është i 8-ti, por ka luajtur më shumë”, shkruan e përditshmja sportive italiane për mesfushorin shqiptar.
Arena e Lajmit
Loading…