Rrjepaj 5 orë dëshmi/ Hetimi për sterilizimin, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë për herë të dytë në SPAK. Ja reagimi kur del nga Prokuroria

1200 630 Klodian Rjepaj

Ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj është pyetur sot në SPAK për të dytën herë për koncesionin e sterilizimit.

Hetimi për këtë çështje ka nisur nga Prokuroria që në dhjetor të vitit 2015, pas publikimeve në media të dyshimeve për abuzime.

“Është thirrur për të dytën herë në SPAK kur dha dëshminë në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Ai është thirrur për herë të parë një muaj më parë, e cila zgjati 12 orë. Hetimet e SPAK që zgjasin prej 2 vite e gjysmë konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin. Në 2016 prokuroria e Tiranës kreu një hetim mbi këtë koncesion por pushoi hetimet”.

“Një pikë e errët lidhet me qendrën e sterilizimit të ndërtuar me kredi pranë Nënë Terezës por nuk u vu në punë. Ai pretendon se për vënien në përdorin nuk kishte specialistë, por prokurori po heton pse iu vu në dispozicion kompanisë koncesionare, kur është kaluar në administrim nga privatët”, ka deklaruar gazetarja Klodiana Lala.

Rrjepaj 5 orë dëshmi/ Hetimi për sterilizimin, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë për herë të dytë në SPAK. Ja reagimi kur del nga Prokuroria

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook