Kendall Jenner dhe Devin Booker thyen rutinën dhe zgjodhën një të dielë me aventura duke provuar ‘zip-lining'(rrëshqitje me zinxhir) dhe shumë aktivitete të tjera. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 26 vjeç, ndau me ndjekësit e saj një panoramë të shkurtër të aktiviteteve të tyre në natyrë përmes Instagram Stories.
Jo vetëm që modelja u tregua u shfaq bërtitur gjatë ‘zip-lining’, por ajo publikoi edhe një video të lojtarit të NBA-së, 25 vjeç. Atleti ripostoi pamjet në Story-n e tij. Kjo erdhi disa ditë pasi Booker konfirmoi se ai dhe ylli i “Kardashians” pushuan së bashku në Hawaii muajin e kaluar.
Thashethemet e ndarjes rreth Jenner dhe Booker nisën në qershor, me media rë shumta që raportuan se çifti “kanë pasur diskutime për të ardhmen e tyre, por ata nuk janë në të njëjtën faqe”. Një burim më pas i tha ‘Page Six’ se të dy yjet po përqendroheshin në karrierën e tyre. Por Jenner dhe Booker që atëherë janë parë gjithmonë së bashku.
Vetëm disa ditë pasi zërave të ndarjes, ata u panë në Malibu, më pas kaluan së bashku festën e katërt korrikut në Hamptons dhe javën e kaluar shijuan një pushim romantik në Hawaii.
Ata nuk kanë reaguar asnjëherë rreth zërave dhe nëse nuk ka qenë një ide e grupit të tyre të PR atëherë lajmet janë totalisht të pavërteta.