Korrupsioni në Shqipëri “përplas” të ftuarit në “Open”/ “Tjetra të vë ‘Hermesin’ në tavolinë”, Ekonomi-Zhejit: Ne jemi të detyruar që një herë në vit…

1

Në studion e “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, është diskutuar në lidhje me korrupsionin.

Analisti Artur Zheji u shpreh se qytetarët nuk janë të bindur që të ardhurat që qeveria mbledh nga taksat shkojnë në investime, për sa kohë ka dyshime se ato përdoren edhe për përfitime vetjake, referuar çantave të shtrenjta apo fluturimeve VIP.

Në lidhje me punën e ILDKP-së, një institucion që ministrja e Shtetit për Standartet dhe Shërbimet Milva Ekonomi e përmendi për faktin që çdo vit atje detyrohen të bëjnë deklarimet e pasurive politikanët, Robert Rakipllari, drejtor i News24, e quajti një institucion i dështuar.

Sipas tij, prej vitesh politikanë bëjnë deklarimet në këtë institucion dhe nuk është marrë asnjë masë, deri në krijimin e SPAK-ut.

Artur Zheji: U tha diçka që më shqetësoi që duhet kërkuar korrupsioni në të gjithë sferën e shoqërisë. Ti i merr çdo grosh në emër të ligjit por nuk ka bindje populli që i paguan taksat dhe çfarë i bën ti ato. Se të vënë Hermesin në tavolinë tjetra apo bllokohen fluturimet nga fluturimet vip. Ka një problem që është ngushtuar në një grup të vogël në qeveri apo afër qeverisë shpërndarja e pasurisë.

SPAK është shumë aktiv shyqyr zotit shpresoj të jetë dhe deri tani po arreston majtas ka indicie që ka kap 3 e po shpëtoj 23 nuk mund të bësh autokatarsis të mënyrës deklerative, moralistika e tillë ngjan me një hipokrizi të madhe. Është konceptuar diku tjetër dhe ju po e zbatoni. Po është e gabuar.

Popullit po i dhe merr ke sporteli rroga pensione, biznesi vjedh nga pak bën bilance. Më thuaj një shërbim ekselent.

Alket Hyseni : Shërbimi i transportit rrugor

Zheji: Blendi Gonxhja është ekselent, a thotë një shtet më shpëtoi Blendi Gonxhja? Nga stomaku do iki të vizitohem ke Gonxhja. Mos e gonxhëroni qeverinë!

Ekonomi: Ishte flamurtari

Zheji: Klononi Gonxhen

Ekonomi: Jemi duke e klonuar ndaj po e çojmë në sektorë të tjerë. Ne jemi të detyruar që një herë në vit të bëjmë deklaratën e pasurive financiare

Zheji: Institucion i dështuar, fansat e tij…

Rakipllari: Kush është dënuar. Është institucion i kapur (ILDKP) dhe nuk bën asgjë. Themi për SPAK hajde flasim, jo për atë.

Ekonomi: LDKPI është një institucion që po përditësohet

Rakipllari: Dënim zero, transparencë po. Ato që deklaroni ju të bëhen publike, ky është standard. Më thuaj një politikan të jetë dënuar.

Alket Hyseni: Nuk ka vetëm burg more zotëri ka kallëzime penale me qindra. Ai heton dhe bën penalitet administrativ dhe më tej bën kallëzim penale.

Rakipllari: U bë vetingu i gjyqtarëve dhe vetingu i tyre ka rrëzuar gjysmën e gjyqtarëve që kishin vite që deklaronin në ILDKP pasurinë prej vitesh. Dhe ky institucion nuk kishte bërë asgjë.

Alket Hyseni: Kanë marrë penalitete dhe kanë shkuar edhe në prokurori. E bëmë vetingun tani presim rezultate.

Rakipllari: I zbuloi dhe i rrëzoi vetingu, ILDKP nuk bëri asgjë, le të bëhet një veting në politikë e të shohim çfarë ndodh.

Korrupsioni në Shqipëri “përplas” të ftuarit në “Open”/ “Tjetra të vë ‘Hermesin’ në tavolinë”, Ekonomi-Zhejit: Ne jemi të detyruar që një herë në vit…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook