SPAK ndaloi publikimin e dëshmive të Dumanit/ Berisha: Kthim në lidhjet e agjitacion e propagandës. Mercenarët e Ramës…

288850615 588154059332367 3598562122435089227 N

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur vendimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për ndalimin e publikimit të dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj tashmë të penduar të drejtësisë, si anti kushtetues dhe atentat ndaj lirisë së mediave.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha e ka quajtur vendimin si rikthim të ligjeve të agjitacionit e propagandës në kohën e diktaturës.

Statusi:

Vendimi antikushtetues i Edi Rames me SKAP-in e Partise rikthen ligjin e Agjitacion Propagandes!

Te dashur miq,

Vendimi i Edi Rames me Skap-in e tij per te denuar me 5 vite burg gazetaret qe publikojne deshmite e Dumanit te qeverise eshte nje akt  antikushtetues, censure policeske, dhe atentat ndaj lirise se mediave, i ndermarre per te mbrojtur Edi Ramen dhe qeveritaret e tij qe kane qindra ore telefonata me Dumanet e qeverise. Ky vendim i pashembullt ne 30 vitet e fundit shenon rikthimin e ligjit e denimit per agjitacion e propagande te diktatures Hoxhiste. Denoj me forcen me te madhe kete akt tejet te rende censure dhe kerkoj largimin e menjehershem te mercenarve te Edi Rames nga sistemi i drejtesise. Gjithashtu, u bej thirrje gazetareve te mos zbatojne akte antikushtetuese, por te qendrojne te pamposhtur ne mbrojtje te lirise se mediave, dhe te publikojne çdo telefonate te Edi Rames, Taulant Balles, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit dhe te çdo deputeti, qeveritari vendor, gjykatesi apo prokurori dhe çdo zyretari tjeter me vrasesit serial, perdhunuesit, grabitesit e bandave te partise. U bej thirrje institucioneve nderkombetare te mbrojtjes se lirise se mediave te denojne me ashpersine me te madhe kete vendim te rrezikshem. sb

Arena e Lajmit

SPAK ndaloi publikimin e dëshmive të Dumanit/ Berisha: Kthim në lidhjet e agjitacion e propagandës. Mercenarët e Ramës…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook