Tensionet në veri të Kosovës/ Reagon këngëtari i njohur: Policët nuk kanë as sigurim shëndetësor, nesër mund të mos kthehen në shtëpi

Këngëtari dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka nërë një reagim publik pas tensioneve të krijuara mes forcave serbe dhe atyre të Kosovës, në veri.

Në një postim në profilin e tij në Facebbok, ai ka mbështetur forcat e Policisë së Kosovës, duke theksuar se ata nuk kanë akoma sigurime shëndetësore dhe se po i dalin në ndihmë vendit të tyre pa asnjë çmim.

Postimi i plotë:

“POLICIA JONË,

E meritojnë jetën më të mirë se sa familja ime, e po ashtu, edhe sa ju që jeni në Kuvend.

Sot, këta policë, nuk kanë as sigurim jetësor derisa atë shendetësor e paguajnë vet, dhe sot, ata na dalin zot neve dhe Kosovës pa asnjë çmim, e çmimi i vetëm është ; që ndonjëri nga ta nesër edhe mund të mos kthehet në shtëpi!

Larg qoftë e Zoti i ruajt.

Policia jonë, zoti ju ruajt e ju bekoftë në atdheun e përbashkët që kemi Kosova e Shqipërisë.

Me respekt, Labinot Tahiri Kosovës e Shqipërisë”.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi.

Me anë të një statusi në InstaStory, Stresi u shpreh se kërcënimi serb po bëhet për popullin e Kosovës. Ai i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen bashkë dhe ta mbështesim Kosovën pasi jemi një gjak.

Madje reperi u shpreh se është gati të sakrifikojë dhe jetën e tij për ta mbrojtur atë.

“Të dashur bashkombas kudo ku jeni në botë.

Kërcënimi serb po bëhet për popullin shqiptar të Kosovës. Çdo njeri që e do këtë komb duhet të jetë në mbështetje të vëllezërve tanë se jemi të një gjaku.

Unë në këto momente që po ju shkruaj jemi gati 20 mijë veta nga mosha 18 – 35 vjeç të sakrifikojmë jetën tonë për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë të Kosovës. Kosova në rrezik. Kombi në këmbë”, shkroi artisti.

Tensionet në veri të Kosovës/ Reagon këngëtari i njohur: Policët nuk kanë as sigurim shëndetësor, nesër mund të mos kthehen në shtëpi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook