“Tipike e njerëzve të pasur”/ Katy Perry iu ‘fluturon’ pica të pranishmëve në një klub nate, pamjet virale shkaktojnë zemërim te fansat

Katy Perry u përpoq të ushqente turmën e dehur në një klub nate në Las Vegas gjatë fundjavës.

Këngëtarja e “Last Friday Night (TGIF)” hodhi në mënyrë gazmore copa pice të freskëta direkt nga kutia në turmën e të pranishmëve. Momenti është xhiruar nga fansat dhe është bërë menjëherë viral në të gjitha rrjetet sociale.

Në video Perry, ndonjëherë hedh copat e picave drejtpërdrejt në audiencë pa një pjatë letre apo pecetë. Duke lënë mënjanë mungesën e enëve, fansave duket se u pëlqente ‘furia’ e të ushqyerit që shkaktoi ylli i popit.

“Imagjinoni Katy Perry duke ju hedhur pica në fytyrë? omg një ëndërr”, shkroi në Twitter një fans.

“Oh të të godasin në fytyrë me picën e Katy Perry”, bëri shaka një tjetër.

“Do të bëja gjithçka që Katy Perry të më godiste në fytyrë me pica”, ka shkruar një tjetër.

Por nuk kanë munguar as kritikat nga fansat në rrjetet sociale, të cilët shkruajnë se kjo është diçka e trishtë dhe e paedukatë nga ana e këngëtares.

“Njerëzit po vdesin”, “Kjo është shumë e trishtueshme”, “Shumë e paedukatë tipike e njerëzve të pasur”, “Të shpenzosh ushqimin nuk është cool”, janë vetëm disa prej komenteve.

Perry nuk shoqërohej nga i fejuari i saj, Orlando Bloom, i cili ka qenë në Australi duke punuar për një projekt.

“Tipike e njerëzve të pasur”/ Katy Perry iu ‘fluturon’ pica të pranishmëve në një klub nate, pamjet virale shkaktojnë zemërim te fansat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook