U kapën duke transportuar 8 klandestinë, arrestohen 2 të rinjtë në Himarë

Arrestim Te Rinjte

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kudhësi”, ndërsa në pranga kanë rënë 2 persona. Burime zyrtare nga policia e Himarës bënë me dije se dy të rinjtë me inicialet V. H., 21 vjeç dhe K. Xh., 28 vjeç u kapën duke transportuar me makinë 8 klandestinë.

Ata akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISE
Operacioni, nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Dhërmi dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë. Morën me automjet, 8 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen automjeti dhe 4 aparate celulare. Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Dhërmi dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kudhësi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-V. H., 21 vjeç dhe K. Xh., 28 vjeç të dy banues në Himarë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me automjet, 8 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Kuç-Qeparo, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit. Pasi i kanë shoqëruar emigrantët në një distancë të shkurtër, i kanë nxjerrë nga automjeti, për t’iu shmangur kontrollit të shërbimeve të Policisë, të cilët menjëherë kanë bërë të mundur ndalimin dhe vënien e këtyre dy shtetasve, në pranga.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 4 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

U kapën duke transportuar 8 klandestinë, arrestohen 2 të rinjtë në Himarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook