U paralizua nga sindroma e rrallë, Justin Bieber rikthehet më në fund në skenë

Justin Bieber është rikthyer në skenë pas problemit të tij të fundit shëndetësor me sindromën “Ramsay Hunt”.

Ditën e djeshme këngëtari i “Peaches” rifilloi turneun e tij ‘Justice World Tour’ dhe performoi në ‘Lucca Summer Festival’ në Itali. Në Instagram pas koncertit, ai ndau emocionet e tij pas përfundimit të pauzës. “Ju dua! Më munguat!” -shkroi kanadezi krah një albumi me foto nga performanca.

Justin doli pa bluzë në skenë dhe veshi pantallona të shkurtra blu me një kapele me grep. Ai e kompletoi look-un me çorape të gjata të bardha ‘Balenciaga’, atlete të bardha ‘Nike’ dhe një varse diamanti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Bashkëshortja e tij, Hailey ndau një video të Justin gjatë koncertit në Instagram Story, duke shkruar: “Një gjë që e di me siguri është se nuk mund ta ndalosh këtë djalë…”

Koncerti i Justin gjatë fundjavës vjen gati një muaj pasi ai shtyu koncertet e tij në New York për shkak të problemit shëndetësor. Ditë përpara njoftimit të tij, më 10 qershor, ylli i popit zbuloi përmes një video në Instagram se ishte diagnostikuar me sindromën Ramsay Hunt, një gjendje që ndodh kur një virus varicella-zoster infekton një nerv në kokë. Ndër të tjera, Justin tha se infeksioni kishte bërë që gjysma e fytyrës së tij të paralizohej plotësisht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Javë pas njoftimit të tij, Justin dukej se po përmirësohej shpejt, pasi ai dhe Hailey u panë duke pushuar në një plazh në Idaho me miqtë, dhe më vonë, morën pjesë së bashku në dasmën e një miku.

Tani që ai ka rifilluar turneun e tij botëror, ndalesat e ardhshme janë Danimarka, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda.

U paralizua nga sindroma e rrallë, Justin Bieber rikthehet më në fund në skenë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook