“Zero denoncime për korrupsion”/ Rakipllari: Jemi pas Kosovës! Qeveria të ulë kokën dhe jo të bëjë propagandë! Hyseni: Nuk luftohet me populizëm!

121212

Në emisionin ‘Open’ drejtori i  News24 Robert Rakipllari, u shpreh konferenca kombëtare antikorrupsion ishte thjesht një show, ku e pranishme ishte vetë administrata.

Gjithashtu shtoi se denoncimet janë bërë nga opozita dhe LSI dhe se nga ana e qeverisë nuk është bërë asnjë denoncim.

Nga ana e tij, Alket Hyseni u shpreh se korrupsioni nuk luftohet me populizëm.

Pjesë nga debati në studio:

Hyseni: Edi Rama nuk mbrojti fenomenin korruptiv. Doli në Komision dhe tha kushdo që është përfshirë të shkojë të përgjigjet. Ky është ndryshimi i Ramës, sepse nuk merr në mbrojtje askënd. Nuk e ka bërë as me miqtë e tij. Nuk ka asgjë të keqe që del po Rama dhe se këto janë reformat për të cilat do bëhen hapa më të mirë. Me populistët nuk luftohet korrupsioni.

Rakipllari: Duke qenë të fundit në rajon, nuk mund të themi se jemi kampion të korrupsionit. Qeveria duhet të ulë kokën dhe jo të bëjë propagandë me administratën. Ne kemi shkuar në vendin e 110. Denoncimet janë të opozitës, të LSI. Nga qeveria nuk është bërë asnjë denoncim.

Hyseni: Drejtoria Antikorrupsion ka denoncuar zyrtarë të lartë..

Rakipllari: Ka zero denoncime… Për çfarë do të flasim për peshqit e vegjël…Çfarë denoncimi ka bërë qeveria për një zyrtar të lartë…

Hyseni: Instrumenti kryesor është reforma dhe ngritja e institucioneve kundër korrupsionit, Nëse një qeveri ndërton reforma, ngre institucione shmang korrupsionin…

Rakipllari: Mjafton të shikojmë tenderat e rrugëve…99 % e fondit limit…

Ekonomi: Përbërësi i parë i korrupsionit është fiskalizimi, por tani a e kemi filluar në fiskalizimin…

Rakipllari: Qeveria aktuale mbledh para më shumë, por ku i ço është çështja

Ekonomi: Digjitalizimi është një gjë shumë e rëndësishme…

Rakipllari: Kompanitë fitojnë me fondin limit shumë të latë

Hyseni: Ju i harroni lejet e drejtimit online, i harroni lejet dhe licenca online, dikur jepeshin miliona…Procedurat doganore i keni online. Me populizëm nuk luftohet korrupsioni.

Arena e Lajmit

“Zero denoncime për korrupsion”/ Rakipllari: Jemi pas Kosovës! Qeveria të ulë kokën dhe jo të bëjë propagandë! Hyseni: Nuk luftohet me populizëm!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook