Episodi në “Air Albania”/ Simuloi dhe shkeli syrin, shfryjnë tifozët holandezë: Abraham, nxënësi i denjë i Murinjos

Aeroporti i Tiranës, dje… Sapo dikush dëgjonte fjalën “Roma”, disa kore ultrasish nisnin: “Tami Abraham k…”. Motivi është se gjatë finales, më konkretisht, konfirmimi erdhi dje pas studimit të imtësishëm të videove të rastit, u vu re një simulim nga ana e anglezit, i cili këtë ia pranoi edhe një shok skuadre duke i shkelur syrin, pasi qëndronte i shtrirë përtokë dhe hiqej sikur kishte dhimbje.

abraham

Dhe nga dje shumë prej mediave holandeze nuk e kanë kursyer aspak gjigantin e sulmit verdhekuq, duke e quajtur “Një simulues, nxënësi i denjë i Murinjos”.

Madje, mes Tami Abrahamit dhe tifozëve të Fejnordit shkëndijat erdhën që në minutat e para të finales së Tiranës, kur ata e shënjestruan me ofendime, në një rast të gabuar prej tij, por anglezi iu kthye duke rrahur gjoksin, duke u thënë se në fund do të ishte ai që do të fitonte.

Dhe sulmuesi i Romës pati të drejtë, ndonëse simulimi dhe shkelja e tij e syrit nuk ishte një gjest aspak sportiv, i cili kujton atë të famshmin të bërë nga Buskets, në gjysmëfinalen e Champions-it 2010 kundër Interit.

Arena e Lajmit


Loading…

Episodi në “Air Albania”/ Simuloi dhe shkeli syrin, shfryjnë tifozët holandezë: Abraham, nxënësi i denjë i Murinjos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook