Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, publikoi paraditen e sotme, listën zyrtare për 3 ndeshjet e qeshorit, ku kuqezinjtë do të përballen me Islandën, Izraelin dhe Estoni. Në këtë listë nuk munguan surprizat, ndërkohë që paralelisht u zbulua edhe lista e futbollistëve në pritje, teksa ra në sy prezenca e mbrojtësit të majtë, Kevin Haveri.
20-vjeçari shkodran është pjesë e Riminit, në Serinë D italiane. Edhe pse luan në një kategori të ulët, Haveri, duket se ka arritur të bindë trajnerin Edi Reja, për ta pasur në konsideratë për këto 3 sfida.
Në të kaluarën shkodran ka qenë pjesë e Kombëtares U-19. Me Rimin në Serinë D, futbollisti u aktivizua 33 ndeshje, ku regjistroi edhe 4 asiste.
Arena e Lajmit
Loading…