“Ne i arrestojmë, por dalin nga burgjet e Tiranës dhe Vlorës”, qeveria italiane publikon raportin: Bandat shqiptare të fuqishme në trafikun e kokainës

Capture

Një raport i publikuar së fundmi nga Ministria e Drejtësisë në Itali, ka zbuluar problemet të cilat lidhen me ekstradimin e kriminelëve shqiptarë,

Në raportin mbi luftën ndaj krimit dhe trafikut të drogës, autoritetet italiane raportojnë se kriminelët shqiptarë ekstradohen, futen në burgjet e Tiranës dhe Vlorës dhe më pas largohen nga qelitë pasi kanë paguar para.

Sipas Corriere della Sera, në fillim trafikantët shqiptarë bënin punë të vogla dhe e shihnin trafikun e drogës si një mënyrë për tu pasuruar shpejt.

Po se tani një gjë e tillë ka ndryshuar, duke i kthyer shqiptarët në trafikantë të niveleve të larta, sidomos në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut.

Ata tashmë mbajnë poste drejtuese në banda, duke u kthyer në bosë që pretendojnë pushtet dhe që e dinë se si ta marrin atë.

Nga Brazili në Argjentinë, nga Bolivia në Kili, është krijuar një kanal i vërtetë i trafikut të kokainës, e dominuar në shumicën e saj nga bandat shqiptare.

Ndërkohë bashkëpunimi me autoritetet shqiptare nuk hidhet poshtë, duke përmendur këtu rastet e arrestimit të emrave të njohur si Mateo Gjepali, Julian Mandija, Kristo Mahmutajt apo Arbër Kojko.

“Ne i arrestojmë, por dalin nga burgjet e Tiranës dhe Vlorës”, qeveria italiane publikon raportin: Bandat shqiptare të fuqishme në trafikun e kokainës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook