Performanca financiare e qeverisjes vendore, Rama mbledh sot kryebashkiakët në Pallatin Kongreseve, ja rendi i ditës

Rama Me Kryebashkiaket

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kryetarët e bashkive në Pallatin e Kongreseve.

Në rendin e ditës është performanca financiare e qeverisjes vendore. Por mësohet se gjithashtu në fokus të takimit do të jetë menaxhimi i sezonit turistik veror, por edhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Takimi do të nisë në orën 10:00, ndërsa pritet të zgjasë deri rreth orës 15:00.

Mbledhja do të startojë me një diskutim për decentralizimin dhe performancën financiare të qeverisjes vendore me fjalën e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Ai do të pasohet nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj dhe më pas edhe nga kryeministri Edi Rama.

Performanca financiare e qeverisjes vendore, Rama mbledh sot kryebashkiakët në Pallatin Kongreseve, ja rendi i ditës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook