Policia zbardh detaje nga ngjarja e rëndë në Mallakastër, lëndohet edhe zjarrfikësi që hyri në pus (VIDEO)

Pusi

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë mesditë në Mallakastër, ku 28-vjeçari Besnik Veliaj humbi jetën, pasi ra në pusin e ujit, ndërsa i plagosur mbeti 33-vjeçari Bledar Bregu.

Ata kishin hyrë për të pastruar pusin, kur ishin bllokuar brenda, ndërsa në ndihmë të tyre ka shkuar menjëherë zjarrfikësja dhe ambulanca.

Në pus ka hyrë për të shpëtuar dy burrat zjarrfikësi Albens Zotaj, i cili është lënduar dhe është dërguar në spital.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në fshatin Lofkënd, Mallakastër, njoftohemi se në spitalin e Ballshit ka ndërruar jetë shtetasi B. V.

Shtetasi B. B. dhe shtetasi A. Z., 44 vjeç, (zjarrfikësi që nxori dy shtetasit nga pusi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor), u transportuan në spitalin Rajonal Fier.

Arena e Lajmit

Policia zbardh detaje nga ngjarja e rëndë në Mallakastër, lëndohet edhe zjarrfikësi që hyri në pus (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook