VIDEO/ Bylykbashi kritika për Alibeaj-Gjiknuri: Komision shumë i madh, mos bëni pazar si në 2020

Komision Reforme

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha sot në mbledhjen e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore se përbërja e tij është shumë e madhe dhe mund të mos jetë efikas.

Ai iu rikthye edhe ndryshimeve të fundit të njëanshme të kodit zgjedhor përpara zgjedhjeve të vitit 2021, kur u ndryshua edhe kodi zgjedhor pa votat e opozitës.

Fjala e Bylykbashit

Nëse ka një komision që ka rëndësi si komision i posaçëm është ky komision, ndoshta është nga ata pak komisione që merret me pjesën më reale të politikës. Nëse numërohet pavarësisht si votohet, ky komision është kot. Në 2002 është vendosur të bëhet me consensus ndryshimi i kodit zgjedhor. Në 2013 rrotacioni ishte i qetë. Pas 10 vjetësh nuk kemi arritur ta bëjmë këtë. Për fat të keq edhe detyra e Këshillit Politik arriti një marrëveshje, edhe një tekst Kodi Zgjedhor për të votuar me konsensus. Por para nesh tani kemi ndryshimet e 5 tetorit që u miratua në mënyrë të njëanshme. Ajo që arrihet në dakordësi për politikën reale, ajo qëndron. Ndryshe ne tallemi me opinionin publik dhe votuesit.

Ky është nga komisionet e rrallë kaq i madh. Ky komision ka nevojë të jetë efikas. Rënia dakord që këtu të jenë përfaqëues grupesh parlamentare është i gabuar, duhet të ishin të gjitha partitë politike, të mëdha dhe të vogla. Për fat të keq në gjykimin tim, unë e shoh këtë komision si fotokopje, pa marrë parasysh realitetin.

Kemi vënë si objekt të punës rekomandimet e OSBE-ODIHR, por dëgjova këtu që ky komision nuk është politik, por është teknik. Kjo është një nga reformat më politike që bën ky Parlament. Nëse këtu shkon teknikisht gabim, ditën e zgjedhjeve është politik. I gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të rikthejë vëmendjen te rekomandimet e OSBE-ODIHR. Flitet për shitblerjen e votës, flitet për abuzim masiv të shtetit për të fituar zgjedhjet. Uroj që edhe faktorët e tjerë të komunitetit ndërkombëtar.

Kjo reformë zgjedhore nuk mund të jetë pazar. Nuk mund të jetë si fundi i 2020, ku një pazar jo thjesht ndryshoi kodin zgjedhor, por shkatërroi një system zgjedhor. Rregullat e lojës në parim nuk ndërrohen në mënyrë të njëanshme. Ne sot duhet të punojmë bashkë për të vënë rregulla loje për qindra mijëra zgjedhës që janë atje. Përndryshe reformat bëhen për të zgjidhur probleme. Nëse krijon krizë politike, është më mirë të mos nisë.

VIDEO/ Bylykbashi kritika për Alibeaj-Gjiknuri: Komision shumë i madh, mos bëni pazar si në 2020

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook