E fshehur pas një çadre, dalin fotot e Taylor Swift duke zbritur nga avioni i saj privat

Taylor Swift u përpoq të fshehihej, por pa sukses, ndërsa zbriste nga një avion privat muajin e kaluar – vetëm disa javë përpara se të përballej me reagimin e ashpër të fansave të saj.

Madje ajo u cilësua si personazhi i famshëm me emetimin më të keq të karbonit në avionët privatë.

Paparazzi fotografoi këngëtaren “All Too Well”, duke u fshehur pas një çadre ndërsa po zbriste në aeroportin Hollywood Burbank më 5 korrik. Fotot u rishfaqën këtë javë ndërsa Swift përballet me kritika për raportimin se ka kryer 170 fluturime që nga janari, duke rezultuar në më shumë se 800 tonë emetim karboni.

Fytyra e këngëtares “Shake It Off” fshihet në foto, por Daily Mail e identifikoi atë si Taylor Swift.

 

Në foto, këmbët në një palë pantallona të shkurtra xhinse janë të vetmet pjesë të trupit që duken qartë.

Disa anëtarë të ekipit të Swift u fotografuan gjithashtu duke zbritur nga i njëjti fluturim duke veshur maska ​​​​në fytyrë për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Përfaqësuesi i Swift së fundmi mohoi që fituesja e Grammy-t të ketë përdorur avionët e saj privatë aq shpesh sa ka pretenduar agjencia analitike Yard.

“Avioni i Taylor-it u jepet rregullisht individëve të tjerë hua. T’i atribuosh asaj shumicën ose të gjitha këto udhëtime është krejtësisht e gabuar”,  tha zëdhënësi i saj për BuzzFeed News të  hënën.

E fshehur pas një çadre, dalin fotot e Taylor Swift duke zbritur nga avioni i saj privat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook