Nëse mendojmë për Kris Jenner dhe vajzat e saj, menjëherë në mendje na vijnë selfie-t dhe videot me grim të rënduar dhe ndërhyrje me photoshop. Epo, pas vitesh konturimi, bazë grimi me shumë shtresa, qerpikë fals dhe flokë extension, Kris Jenner, Kylie Jenner dhe Kim Kardashian morën guximin dhe u shfaqën para miliona ndjekësve të tyre në versionin e ri #nomakeup.
View this post on Instagram
Rregulli i pashkruar: Të jesh një person i fuqishëm dhe i pasur në industrinë e produkteve të bukurisë duhet të shfaqesh natyrale
Nëse ndiqni yjet e klanit Kardashian-Jenner në rrjetet sociale, tashmë do ta dini: disa javë më parë Kim Kardashian ndau një video në faqen e saj në Instagram, në të cilën e shohim duke përdorur scrub-in eksfoliues të SKKN-së së saj nga linja e saj për kujdesin e lëkurës në fytyrën e saj pa make-up. Flokët bjonde platin, të lidhura në një topuz të ulët praktik, me lëkurë të rregulluar në mënyrë perfekte, duket se Kim Kardashian shfaqet ujë e sapunë dhe ndjekësit janë çmendur nga lumturia. Sigurisht, ka nga ata që kanë përfituar nga momenti për të zbuluar shenjat e ndryshme që i kanë shkaktuar operacionet plastike. Por, siç ka thënë dhe JLo, e cila po ashtu ka linjën e saj të produkteve të bukurisë, të qenit i pa make-up është një zgjedhje marketingu që të sjell popullaritet të madh dhe para.
View this post on Instagram
Nuk është për t’u habitur që pas vetëm pak ditësh ishte Kris Jenner, 66 vjeç, për të ndarë rutinën e saj të bukurisë, padyshim me produktet e kujdesit të lëkurës së vajzës së saj Kim. Kryefamiljaren e kemi parë rrallë pa grim dhe sërish videoja (xhiruar në banjën super luksoze të Kris) ishte ‘hit’. E fundit por jo më pak e rëndësishme, Kylie Jenner më 10 gusht, zgjodhi TikTok për të treguar rutinën e saj të grimit dhe pastrimit me produktet nga marka e saj ‘Kylie Skin’ dhe të dilte pa makeup.
@kyliejenner♬ original sound – Kylie Jenner
Kush e di nëse motrat e tjera Kourtney, Khloé dhe Kendall do ta ndjekin shembullin. Do të shohim!