Lëvizte i armatosur në makinë, pranga të riut në Vlorë. E pëson dhe shoferi e pasagjeri

Whatsapp Image 2022 07 11 At 9.57.28 Am

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last night”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa në pranga kanë rënë në pranga tre të rinj.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet J. S., 23 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– E. S., 31 vjeç dhe I. S., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

NJOFTIMI I POLICISE
Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë. Vihet në pranga një 23-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri, në një automjet.

Vihen në pranga edhe drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last night”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– J. S., 23 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– E. S., 31 vjeç dhe I. S., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e policisë kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe me pasagjerë shtetasit I. S dhe J. S.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. S., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. S. dhe pasagjeri tjetër, vëllai i tij, shtetasi I. S. kanë patur dijeni për armën, por nuk kallëzuar në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lëvizte i armatosur në makinë, pranga të riut në Vlorë. E pëson dhe shoferi e pasagjeri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook