Mallakastër/ Ra në pusin e ujit dhe humbi jetën nga asfiksia, 28-vjeçari përcillet në banesën e fundit

Pusi

Besnik Veliaj, 28 vjeçari që gjeti vdekjen nga asfiksia, përcillet për në banesën e fundit këtë të hënë në orën 13:00 në varrezat e fshatit Lofkënd në Mallakastër.

Ai së bashku me shokun e tij Bledar Bregu, u futën për të pastruar një pus uji, e që fatkeqësisht mbetën të asfiksuar.  Probleme shëndetësore nga asfiksia pati edhe zjarrfikësi Albens Zotaj, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy djemtë 28 dhe 33 vjeç, aksidentalisht ranë në pusin që po pastronin e nuk mundën dot të dilnin prej aty pa ndihmën e zjarrfikësve.

Edhe pse u transportuan për në spitalin e Fierit, 28 vjecari Veliaj nuk mundi të mbijetonte, ndërsa shoku i tij vazhdon të jetë nën vëzhgimin e mjekëve.

Fad52500 C496 4682 9eb5 969c036d0c85

 

Mallakastër/ Ra në pusin e ujit dhe humbi jetën nga asfiksia, 28-vjeçari përcillet në banesën e fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook