Shakira ka vendosur të largohet nga Miami dhe nga problemet të cilat po e përndjekin së fundmi.
Këngërarja kolumbiane u pa duke u larguar nga një aeroport i Miamit me djemtë e saj, pas lajmeve se ajo mund të përballet me deri në tetë vjet burg për mashtrim tatimor.
Autorja e hitit “Te Felicito” u fotografua në aeroport për dore me Sashan dhe Milan. Shakira së bashku me djemtë fluturoi drejt Los Angeles, Kaliforni, ku morën pjesë në një lojë të LA Dodger.
Shakira u shfaq me një fytyrë të guximshme rreth djemve të saj ndërsa ata bënin rrugën nëpër aeroport.
Krijuesja e hiteve Hips Don’t Lie dukej shumë në formë me një fustan veror ngjyrë pjeshke.
Mes skandalit të taksave dhe divorcit të vazhdueshëm, prania e Shakirës në rrjetet sociale i është kushtuar imazheve që lidhen me punën e saj. Postimet në Instagram kanë qenë kryesisht për shfaqjen së saj të re të show-t ‘Dancing With Myself’, ku ajo është gjyqtare së bashku me këngëtarin Nick Jonas dhe personalitetin e YouTube, Liza Koshy.
Këngëtarja së fundmi devijoi nga kjo rutinë duke postuar një foto të rrallë me djemtë e saj duke shijuar një ditë në stadiumin Dodger në Los Angeles.
“Faleminderit Dodgers që i bënë fëmijët e mi të ndihen si në shtëpi”, ka shkruar Shakira për të shoqëruar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka pozuar me tre nga lojtarët e ekipit dhe fëmijët e saj.
View this post on Instagram